Kosova vigjilente, serbët shtojnë forcat luftarake në veri

Kosova vigjilente, serbët shtojnë forcat luftarake në veri

120
0
Shares

Situata në Kosovë ka vënë në lëvizje dhe në tension Serbinë. Mediat serbe kanë raportuar se Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake në të gjithë territorin e saj.

Pasi takimit të së shtunës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, gazeta  serbe “Novosti”, shkruan se “organet e sigurisë në Serbi kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar planet e autoriteteve në Prishtinë që të shkaktojnë trazira në Kosovë, por edhe veprimtarinë e qarqeve të caktuara në Serbi, të cilat me lajme të rreme po shkaktojnë shqetësim në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe në jug të Ibrit”, sipas Telegrafit.

Gazeta shkruan se “Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mblodh të shtunën paradite për gati dy orë, kurse konsultimet erdhën për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe informatave nga shërbimet e zbulimit, sipas të cilave shqiptarët po planifikonin të ndërhynin në veri të Kosovës,  si pasojë e paralajmërimeve të rreme se serbët në mënyrë të njëanshme do të shpallnin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Nga ana tjetër, situata në veri të vendit ka bërë që institucionet vendore të Kosovës të jenë më vigjilente.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, e ka kaluar natën e mbrëmshme duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Ai thotë se situata mbetet e qetë.

Informacione të tilla kanë qarkulluar, mirëpo institucionet e vendit kanë marr me seriozitet çdo informacion që ka ardhur edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi i cili do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. që mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme por është mjaft stabile”, ka thënë Shkodra për televizionin publik.

Shkodra thotë se institucionet e sigurisë kanë qenë të gatshme t`i përgjigjen çdo situate që mund të ndodhte në veri.

Ndërkaq, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, ka deklaruar në Leposaviq se KFOR-i është i fuqishëm dhe se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY