Zbulohet skenari: Hashim Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen me Serbinë

Zbulohet skenari: Hashim Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen me Serbinë

165
0
Shares

I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë”. Kështu ka zgjedhur ta cilësojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Deputeti ka thënë se nuk do të ketë asnjë korrigjim kufijsh ashtu siç presidenti ka deklaruar.

Ai ‘zbulon’ se Hashim Thaçi është futur në një skenar të rrezikshëm, që përmes ‘mjegullës’ ta ‘shes’ një marrëveshje shumë të dëmshme për ndarjen etnike në Kosovë, në mes tij dhe Aleksandër Vuçiç, të cilën sipas tij po e mbajnë të fshehtë për opinionin.

Ai paralajmëron veprime konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, për ndaljen e këtij skenari të Hashim Thaçit. “Mjegulla e njeriut më të rrezikshëm në Kosovë” – paralajmërimi për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç, shkruan Insajder.

Për Selimin, nuk bëhet fjalë për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën, por ‘një skenar i rrezikshëm për shitjen e një marrëveshje të rrezikshme në mes dy personave: Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç’.

Thaçi në këto deklarata po tregon edhe njëherë aftësinë e tij për ta mjegulluar gjithçka që ka të bëjë me raportin në mes Kosovës dhe Serbisë. Në fakt nuk bëhet fjalë në këtë moment as për këmbim territoresh, e as ndryshim kufijsh. Në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshjen shumë të rëndë dhe të keqe që tashmë Thaçi e ka nënshkruar me Serbinë, dhe krejt çka po ndodhë tani është për ta mbuluar këtë marrëveshje. Lojërat e tilla vazhdojnë të mbesin lojëra të rrezikshme, nga një person i rrezikshëm që quhet Hashim Thaçi. U kemi paralajmëruar se kur bëhet fjalë për Thaçin, ai nuk është politikan i keq, por edhe një politikan i rrezikshëm. Ju kemi paralajmëruar për një epilog të tillë të Thaçit dhe Vuciçit”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY