Deklaratë “bombë” nga Berat Buzhala:Thaçi donte të vriste Ibrahim Rugovën

Deklaratë “bombë” nga Berat Buzhala:Thaçi donte të vriste Ibrahim Rugovën

474
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur sot të përdorë Ibrahim Rugovën për të akuzuar Sali Berishën, se është kundër shqiptarëve të Kosovës.

Është po ky Hashim Thaçi i cili ka thënë se, sa ishte gjallë Rugova nuk kishte lejuar që Sali Berisha as të mos shkelte në Kosovë.

Por Gazeta Express e drejtuar nga Berat Buzhala në Kosovë, sot ne nje shkrim duke pasqyruar deklaraten e Thaçit ka shkuar edhe më tej, duke thënë se është po ky Hashim Thaçi që ka dashur të vrasë Ibrahim Rugovën.

‘Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës.

Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare’, ka shkruar Thaçi, sot, në një reagim që e ka bërë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por Hashim Thaçi, në një kohë tjetër, paralajmëronte dënimin e Ibrahim Rugovës.

Madje, paralajmëronte dënime të rënda për ish-udhëheqësin e shqiptarëve të Kosovës, i cili gjatë luftës ishte zënë rob në Beograd bashkë me familjen e tij.

‘Veprimet e tilla antikombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë’, thoshte Thaçi më 1999 për Ibrahim Rugovën.

Ndërkohë, sot Presidenti Thaçi flet fjalë të mira për Ibrahim Rugovën.

Dikur fjalë të mira kishte edhe për Sali Berishën, të cilën e quante lider dhe burrështetas.

Jo shumë larg në kohë, në vitin 2013, kohë fliste mirë për Sali Berishën meqë në atë kohë ishte shef i qeverisë shqiptare.

“I nderuar Kryeministër Berisha, Ju keni dhënë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike. Ju do të mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”, i shkruan Thaçi liderit të Shqipërisë Sali Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY