‘Po na shkelin turistët me këmbë’, deputetët e opozitës nxjerrin foto të...

‘Po na shkelin turistët me këmbë’, deputetët e opozitës nxjerrin foto të plazheve bosh

179
0
Shares

Opozita nuk ka e kaluar lehtë deklaratën e ministrit Klosi pak ditë më parë. Ministri i turizmit Blendi Klosi ka deklaruar rritje të numrit të turistëve  krahasuar me një vit më parë. Sipas tij këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 17 % më shumë shtetas të huaj.

Por nga konstatimet në plazhet shqiptare  të deputetëve të opozitës, nxirret një e vërtetë e cila nuk mund të mohohet.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka postoi sot foto të plazheve bosh duke shkruar: Po na shkelin turistët me këmbë.

Po ashtu dhe një deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu ka nxjerrë  foto nga plazhi i Borshit në “shkretëtirë.

“SHQIPTARË NUK KANË PARA, PLAZHET BOSH

KY ËSHTË BORSHI SOT

I braktisur nga pushuesit.

PAMJE E TRISHTË

Në pikun e sezonit turistik një nga perlat e bregdetit tonë në orën 10 e 30 është totalisht BOSH. Plazhet shqiptare janë braktisur nga pushuesit pasi qytetarët nuk kanë para për pushime.

VARFËRIA dhe skamja kanë mbytur qytetarët shqiptarë. Ata mezi po shtyjnë muajn ndërsa plazhin dhe pushimet as nuk i mendojnë. Varfëria është ulur këmbëkryq në vendin tonë, varfëri ekstreme ku qytetarët nuk mund të bëjnë asnjë ditë pushim.

Qytetarët, turizmi, gjithçka është braktisur dhe është lënë në harresë nga qeveria e bandave”, shprehet Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY