Kufijtë Kosovë-Serbi, ish ministri: Sorosi të dëbohet nga Shqipëria, nëse kurdis afera...

Kufijtë Kosovë-Serbi, ish ministri: Sorosi të dëbohet nga Shqipëria, nëse kurdis afera antishqiptare

155
0
Shares

Ish ministri Manjani ka reaguar fort ndaj situatës të krijuar në Kosovë për kujfijtë me Serbinë.

Sipas tij, kjo është një aferë antishqiptare. Nëse pas kësaj afere qëndron realisht Soros, atëherë investimet e tij në Shqipëri, duket ti kalojnë shtetit dhe vetë Soros të mos lejohet më në vend.

 Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook:

Nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shteti Shqiptar duhet të reagojë.

Do apo s’do Edi Rama, herët ose vonë!

Si fillim Fondacioni ‘Soros’ duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Investimet off shore (nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti!

Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si të papërshtatshme.

S’kemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij!

Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë aferë anti-shqiptare!

P.S. Nuk po e fajësoj për reformën (anti) drejtësi. Se në fund të fundit atë e bëmë vetë. Por kufijtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY