Video/Nëse nuk i keni parë ende nxitoni, hapet për vizitorët vepra e...

Video/Nëse nuk i keni parë ende nxitoni, hapet për vizitorët vepra e rrallë në Pogradec

318
0
Shares

Pogradeci, qyteti turistik në juglindje të Shqipërisë është kthyer në destinacionin e preferuar të shumë vizitorëve.

Kjo për shkak të klimës, bukurisë natyrore dhe freskisë së liqenit të Ohrit. Një nga destinacionet turistike është dhe fshati turistik Lin, vendosur mbi një gadishull të vogël i rrethuar anëmbanë nga liqeni.

Në këtë fshat, ndodhet dhe bazilika e famshme e Linit, e cila përmban mozaikët e rrallë, vlerë e trashëgimisë arkitekturore.

Lajm i mirë është se e gjitha bazilika tashmë do të qëndrojë e hapur deri në fund të sezonit turistik, ku do të mund të shikohet çdo pjesë përbërëse e saj e cila deri para pak kohësh nuk lejohej të shikohej plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri me një postim në rrjetin e tij social facebook, bashkangjitur me një video të pamjes së mozaikëve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156008393421523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY