Tatimet kontroll në veri të Shqipërisë, penalizohen bizneset e njohura

Tatimet kontroll në veri të Shqipërisë, penalizohen bizneset e njohura

205
0
Shares

Pas goditjes së disa bizneseve që ushtronin veprimtari jashtë ligjit në jug të  Shqipërisë, hetimi tatimor ka zbarkuar në veri të Shqipërisë, kryesisht në në Velipojë, Shëngjin, Tale, Patok, Razëm, Valbonë, etj.

Nga kjo strukturë, nga data 22 qershor janë kryer në total 890 kontrolle, nga të cilat 375 kanë rezultuar me shkelje tatimore, me vlerë rreth 12.5 milionë lekë.

Sipas Tatimeve, 43 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore me aktivitet hoteleri, bare-restorante etj; 9 subjekte rezultuan me mospajisje me kasë fiskale dhe 26 subjekte për mosmbajtje kase në gjendje pune; 71 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e parë); 6 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e dytë). Për këta tatimpagues u mor masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Gjithashtu, 55 subjekte rezultuan me punonjës të padeklaruar; 58 subjekte rezultuan me mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor (fatura); 14 subjekte rezultuan me shitje pa faturë tatimore; 55 subjekte rezultuan me mungese dokumentacioni, kontrata qeraje, etj. Kurse 38 subjekte rezultuan me shkelje te tjera te legjislacionit tatimor.

Subjektet që rezultuan me mos lëshim kuponi për herë të dytë janë: San Francisco, me vendndodhje në Pedonale Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Taverna Bixhisteni, me vendndodhje në Pedonalja e Molos Shkodër.

Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Restorant Gjakova-Grill, me vendndodhje në Shëngjin.

Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Vila Aurora, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Shisha Room, me vendndodhje në Velipojë.

Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; Ferdinand Lukani, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Si rezultat i penaliteteve për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje e xhiros me 30%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY