Të dënuar me probleme mendore në Shqipëri, tentativat e tyre për vetëvrasje...

Të dënuar me probleme mendore në Shqipëri, tentativat e tyre për vetëvrasje janë të përditshme

93
0
Shares

Në Shqipëri vuajnë nga probleme mendore 716 të burgosur.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, shifra është alarmante. Nga këta, 269 janë shpallur me vendim gjykate si të paaftë mendërisht, por për shkak të krimit të rëndë që kanë kryer, mbahen në spitalin – burg të Zaharisë. Ndërsa pjesa tjetër janë ekzaminuar pasi kishin filluar vuajtjen e dënimit, raporton Klan Plus.

Numri është tepër i lartë, duke qenë se të burgosurit në burgje dhe paraburgim janë në total 5500.

Sipas drejtorit Çuko, tentativat e vetëvrasjeve të kësaj kategorie janë pothuajse të përditshme.

Një tjetër problem për Drejtorinë e Burgjeve është edhe mungesa e psikiatërve.

Së shpejti burgu i Lezhës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe do të kthehet në spital për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY