Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Fier gjatë ditës së djeshme. Mësohet se dy persona i kanë dhënë fund jetës.
Rasti i parë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit, ku një 75-vjeçar me inicialet H. Sh., është vetëhelmuar me fostoksinë. Ai u transportua me urgjencë në spital nga familjarët, por nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, në fshatin Grecalli të Fierit në një kasolle pranë banesës u gjet i varur një 29-vjeçar me inicialet E. Gj. Nga veprimet e para hetimore të Policisë së Fierit, se i riu është vetëvarur pasi vuante nga depresioni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/