Vuani nga migrena? Këto jane 5 mënyra të thjeshta për të kaluar...

Vuani nga migrena? Këto jane 5 mënyra të thjeshta për të kaluar krizat e forta

217
0
Shares

Migrena është një sëmundje akoma e panjohur për mjekët, por ekzistojnë metoda të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave.

Pavarësisht përparimit të shkencës dhe mjekësisë për shumë sëmundje, ka disa që akoma janë të pakurueshme. Një prej tyre është migrena, e cila është përhapur shumë kohët e fundit dhe prek njerëzit që kanë ngarkesë në punë, tension dhe çështje të rënda emocionale.

Ndonëse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhembje te njerëzit që prek. Ja cilat janë pesë metodat më të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës.

Përdorimi i pikanteve

Specat djegës mund të jenë një alternativë e mirë për të larguar dhembjen që sjell një krizë migrene, kjo për shkak se ato janë qetësues të dhembjeve. Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt.

Uji i ftohtë

Zhytini të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni. Kjo mund t’ju ndihmojë ta kaloni dhembjen shpejt. Hapini dhe mbyllini grushtet gjatë kohës që i keni duart të mbyllura në ujë.

Dhoma e errët

Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita mund t’ju provokojë dhembjen e përgjithshme dhe atë të kokës.

Kafeina

Një sasi e madhe e kafeinës mund të jetë e pashëndetshme, por një sasi e moderuar mund të veprojë si qetësues dhembjeje për ata që vuajnë nga migrena. Provojeni gjatë kohës kur keni dhembje dhe do ta ndjeni ndryshimin.

Masazhi

Kjo është teknika më e përdorshme dhe më e dobishme. Masazhimi i pikave ku ndjeni dhembje është një gjë shumë e mirë për shkak se do të çlironi pikat e tensionit. Shtypni anën e majtë dhe të djathtë të ballit, shpatullave dhe pulsit për tri herë që të rregulloni energjinë dhe për t’u çliruar nga dhembja.

Çfarë është migrena?

Migrena është një çrregullim i vazhdueshëm neurologjik i karakterizuar nga dhembje koke shpesh të lidhura me një numër simptomash të sistemit nervor të pavullnetshëm. Fjala ka derivuar nga greqishtja hemikrania, që do të thotë dhembje në një pjesë të kokës. Zakonisht dhembja e kokës prek vetëm njërën anë dhe mund të zgjasë nga 2 deri në 72 orë. Nga migrena vuajnë 18 për qind e grave dhe 6 për qind e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45-vjeçare. Afërisht 15 për qind e njerëzve në botë vuajnë nga migrena.

Simptomat

Përzierja, të vjellat, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe përkeqësim i aktivitetit fizik, këto janë zakonisht simptomat që karakterizojnë migrenën.

Një nga tre njerëz që vuajnë nga migrena përjetojnë një aurë, që është çrregullim i përkohshëm pamor, ndjesor dhe në gjuhën e folur që sinjalizon dhembjen e kokës që do të fillojë së shpejti.

Migrena besohet të shkaktohet prej përzierjes së faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë. Rreth dy nga tre raste janë të trashëguara nga familja. Ndryshimi i niveleve të hormoneve mund të luajë gjithashtu rol, meqë migrena prek më shumë djemtë sesa vajzat përpara pubertetit. Por me kalimin e kohës gratë preken dy deri në tri herë më shumë se burrat. Krizat e migrenës pothuajse zhduken gjatë shtatzënisë.

Shkaqet

Shkaqet e migrenës janë ende të paqarta për doktorët, por besohet se është një çrregullim neurovaskular. Teoria kryesore lidhet me ndjeshmërinë e tepruar të lëvores së trurit dhe me kontrollin anormal të neuroneve të dhimbjes.

Kushte të tilla psikologjike si depresioni dhe ankthi mendohet të jenë gjithashtu shkaktarë të nxitjes së migrenës. Stresi, uria dhe lodhja mund të jenë shkaktarë në dhembjen e kokës. Koha e menstruacioneve, kontraceptivët oralë, koha pas shtatzënisë dhe menopauza luajnë gjithashtu një rol.

Edhe mjedisi është gjithashtu një shkaktar i rëndësishëm i dhembjeve nga migrena. Sipas statistikave njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje marrin më tepër masa parandaluese në lidhje me ajrin e mjedisit të jashtëm dhe me ndriçimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY