VIDEO/Vedhje “spektakolare” në Boboshticë, hajdutët helmojnë qentë dhe “parkojnë” maunen

VIDEO/Vedhje “spektakolare” në Boboshticë, hajdutët helmojnë qentë dhe “parkojnë” maunen

235
0
Shares

Një nga fshatrat që është kthyer në shënjestër e hajdutëve është Boboshtica në Korçë. Për shkak se shumë banorë kanë emigruar, banesat e tyre grabiten herë pas here. Hajdutët helmojnë qentë dhe ngarkojnë orenditë me kamion apo maune.

Banorët e mbetur të Boboshticës ndihen çdo ditë dhe më të pasigurt për pronën dhe jetën. Vjedhjet e banesave dhe bizneseve janë shpeshtuar, sidomos gjatë muajve të verës. Ato të emigrantëve sulmohen më tepër.

“Në një javë të vidhen katër shtëpi, kjo është një gjë”, tha një banore në Boboshticë.

Grabitja e shtëpisë së Dhimitër Jankos, familja e të cilit ndodhet në emigracion, ka frikësuar banorët. Hajdutët morën gjithçka, nga frigoriferi e lavatriçja, deri te perdet dhe enët e kuzhinës. Banorët thonë se orenditë u ngarkuan në një maune dhe askush nuk i ndali. Katër denoncime u bënë vetëm javën e fundit.

“Shiko ç’bëhet. Me radhë i morën tani. Nuk i lanë gjë, vetëm pllakat”, tha një tjetër banore.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve dhe në këto kushte, banorët e Boboshticës po përpiqen të mbrohen sa të munden vetë nga hajdutët. Qentë roje nuk ju bëjnë punë sepse hajdutët i helmojnë.

“Po qentë i helmojnë ata. Këtu të kesh kamera. Vjen edhe policia ndonjëherë, por prapë…”, tha një banor tjetër.

Sa ju përket kamerave të sigurisë të instaluara kohët e fundit në banesa dhe biznese, ato as i kanë pakësuar vjedhjet dhe as nuk e kanë ndihmuar policinë të zbardhë ngjarjet, që po kthehen në shqetësim të përditshëm për fshatin, vetëm 7 kilometra larg Korçës. /ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY