Shifra të frikshme në Shqipëri, ka 1 pikë bastesh për 730 banorë!...

Shifra të frikshme në Shqipëri, ka 1 pikë bastesh për 730 banorë! Detaje

89
0
Shares

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të lotove për frymë popullsie. Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, numri i pikave të basteve për frymë popullsie lë pas me diferencë të theksuar edhe vendet që kanë traditën më të hershme të kumarit në botë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në maj të këtij viti, në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 loto për çdo 730 banorë. Në Angli, vendin që ka shpikur bastet, në fund të vitit të kaluar ekzistonin 8.500 pika bastesh, ose rreth 1 loto për 6.500 banorë. Italia, një tjetër vend me traditë në bixhoz, sipas të dhënave zyrtare numëron 13.500 qendra bastesh. Në raportin me popullsinë i bie 1 pikë basti për rreth 4.500 banorë.

Krahasimi tregon se numri i lotove në Shqipëri është dukshëm më i lartë edhe sesa vendet e ngjashme të rajonit. Sipas të dhënave nga Bordi serb i Bixhozit, në Serbi aktualisht numërohen 1.850 pika bastesh në të gjithë vendin. Për një popullsi prej 7 milionë banorësh, kjo do të thotë se Serbia numëron 1 pikë basti për 3.800 banorë.

Vendi që i afrohet më shumë Shqipërisë për përhapjen e basteve është Bosnje-Hercegovina. Por, edhe në këtë shtet, numri është të paktën 2.5 herë më i vogël sesa në Shqipëri. Sipas të dhënave të pubikuara nga Autoriteti boshnjak i Kumarit, në vitin 2017 në të gjithë Bosnjen ekzistonin 1.150 pika bastesh, ose 1 pikë për 1.750 banorë.

Përhapja e madhe e basteve në Shqipëri është rezultat i disa faktorëve, por më kryesori mbeten politikat favorizuese të shtetit. Në vitin 2015, Parlamenti miratoi një ligj për kufizimin e pikave të basteve dhe vendosjen e një distance të detyrueshme me shkollat apo objektet fetare.

Por, edhe pse ligji duhej të fillonte zbatimin që nga 1 janari i vitit 2017, përmes një amendamenti të beftë Parlamenti e shtyu hyrjen në fuqi të masave kufizuese edhe më dy vite të tjera, për në 1 janar të vitit të ardhshëm./ TCh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY