Babai rrëfen mes lotësh si mori vesh vrasjen e djalit në Itali:...

Babai rrëfen mes lotësh si mori vesh vrasjen e djalit në Itali: Bërtiste… nuk merr frymë, ka ra, është vrarë

177
0
Shares

Familjarët e Viktorjan Picaku, 24 vjecari që u vra nga dy persona në sheshin “Abbazia” në Corato të Italisë mbeten të shokuar nga lajmi.

I ati i viktimës Lek Picaku, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës tregon momentin e parë kur mësoi se i biri ishtë qëlluar për vdekje, nën prezencën e të vëllait.

Ai thotë se ky lajm i hidhur mbërriti pikërisht ditën kur do të kremtonin ditëlindjen e mbesës.

Ishte një telefonatë në drejtim të tyre që zbuloi pikërisht ngjarjen e rëndë.

Lekë Picaku:  “Kur e mora vesh unë, i çova zile çunit edhe njëri nuk ma hapi: ky që u vra.

I çova këtij tjetrit, ky mezi foli. Bërtiste: ‘Nuk merr frymë, ka rënë, është vrarë’

S’kisha çfarë t’i thosha më. E kuptova, përderisa mezi po flisnim, diçka ka ndodhur: s’merr frymë, s’merr frymë thoshte.

Nuk merresh vesh fare me të. Ai po ‘kalon’, po bëhen dy kufoma (i referohet djalit tjetër) dhe të jeni të bindur, po zgjati shumë, do bëhen dy kufoma.

Djali tjetër është i traumatizuar, nuk kupton fare, nuk kupton gruan, nuk kupton njerëzit që flasin me të, nuk e kuptojmë as ne.

Asnjëri nuk e kupton. Po të doni, ju jap numrin e telefonit të tij, po iu dha përgjigje më prisni në qafë.

Kush të ketë mundësi të më ndihmojë: edhe plaka është sëmurë, 100 mijë lekë ka pension, vetë jam i sëmurë me astmë. Po të doni shikoni ilaçet: kam tre pompa në mëngjes, tre në darkë. Ato më jep shteti pa lekë”

Familja Picaku, e vendosur prej 24 vitesh në zonën e ish-kënetës në Durrës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomikem, bën aple për ndihmë pasi e kanë të pamundur të sjellin trupin në atdhe.

“I lutemi shtetit të na sjellë trupin e djalit ta varrosim këtu” na thotë Picaku.

Sipas familjarëve 24 vjecari jetonte në Itali prej dy vitesh tek i vëllai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY