Virusi i merr jetën brenda 24 orëve të resë nga Tirana, simptomat...

Virusi i merr jetën brenda 24 orëve të resë nga Tirana, simptomat e sëmundjes së rrallë

443
0
Shares

Rasel Çarçani është 18 vjeçare e cila nuk mundi të mbijetonte dot ndaj virusit që shkaktoi sëmundjen e meningjitit. 18 vjeçarja nga Tirana ndërroi jetë brenda 24 orëve, pasi u prek nga kjo sëmundje.

Ndonëse ende nuk kemi një reagim nga QSUT në lidhje me ngjarjen, sipas të afërmëve,virusi me të cilin u infektua i mori jetën menjëherë.

Por çfarë është sëmundja e meningjitit, nga çfarë shkaktohet dhe a ka shpëtim prej saj?

Simptomat

Shfaqja e sëmundjes së meningjitit shoqërohet edhe me simptomat e saj të para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e sëmundjes. Në shenjat e para dallojnë duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje në këmbë dhe ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës. Ndër simptomat e tjera të shfaqura te fëmijët përfshihen: temperaturë, ethe, dhimbje koke, të vjella, neveri ndaj ushqimit, mpirje të qafës, probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit, përgjumje, pështjellim idesh e konfuzion. Simptoma kryesore e meningjitit septocemial janë disa njolla të cilat nuk ndryshojnë ngjyrë edhe po ti shtrëngosh me dorë. Këto shenja mund të shfaqen si njolla të vogla në çdo pjesë të trupit dhe mund të shpërhapen si njolla të nxira, të mavijosura. Këto njolla krijohen nga gjaku i infektuar që qarkullon në indet nën lëkurë.

– Duart dhe këmbët e ftohta

– Dhimbje në këmbë

– Ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës

– Temperaturë

– Ethe

– Dhimbje koke

– Të vjella

– Neveri ndaj ushqimit

– Mpirje të qafës

– Probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit

– Përgjumje

– Pështjellim idesh e konfuzion

Meningjiti është ënjtje e cipës së trurit. Format më serioze të meningjitit shkaktohen nga bakteret. Po ashtu edhe helmimi i gjakut shkaktohet nga e njëjta baktere që shkakton meningjitin. Një person mund të marrë meningjitin dhe helmimin e gjakut në të njëjtën kohë.

Mbrojtja më e mirë është sigurimi i vaksinimit kundër meningjitit dhe helmimit të gjakut. Vaksinat i jepen të gjitha bebeve në programin e vaksinimit të fëmijërisë për mbrojtjen kundër llojeve të ndryshme të meningjitit dhe helmimit të gjakut. Çdo person i rritur mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohet kundër meningjitit të pneumonisë.

Gjithashtu edhe njerëzit e të gjitha moshave me probleme shëndetësore dhe që vihen në rrezik nga sëmundja e pneumonisë mund te vaksinohen kundër saj.

Meningjiti është sëmundje ngjitëse e cila karakterizohet me ndezjen e cipave që mbështjellin trurin. Shkaktarët e meningjitit mund të jenë viruset dhe bakteret. Periudha nga infeksioni e deri tek shenjat e sëmundjes mund të jetë nga 2-10 ditë dhe ajo varet nga shkaktari i sëmundjes.

Të gjitha moshat dhe të dy gjinitë mund të preken nga meningjiti, por më e shpeshtë është tek fëmijët dhe të rinjtë. Rrugët e përhapjes gjenden te uji, ushqimi, kontakti i drejtpërdrejtë me të sëmurin, insektet, ajri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY