Detaje/Veprimet e fundit të gruas së gjyqtarit para se të vetvritej, ku...

Detaje/Veprimet e fundit të gruas së gjyqtarit para se të vetvritej, ku e la vajzën e vogël

293
0
Shares

Ende mbetet e mistershme vdekja e bashkëshortes së gjyqtarit Hallunaj i konfirmuar në Vetting, një ditë më parë se ajo të vdiste.

Dhe pse dyshimet qëndrojnë tek depresioni, pasi u konstatuan mjekime në trupin e saj për këtë sëmundje, policia po kryen ende hetimet dhe po shikon pista të reja.

Sipas Panoramës, viktima, Enkelejda Hallunaj, 37 vjeçe, nënë e një vajze të mitur, ndodhej e vetme në shtëpi në momentin që u vetëvra. Një ditë pas konfirmimit në detyrë nga KPK-ja, gjyqtari Hallunaj ishte larguar për një vizitë në Shkodër, te të afërmit e tij.

Ndërsa e shoqja deri para pak minuta para se të hidhej nga ballkoni, ndodhej bashkë me vajzën te prindërit e saj, që mësohet se jetonin pranë saj. Burimet thanë se 37-vjeçarja ka lënë vajzën te prindërit dhe ka shkuar tek apartamenti i saj, sipas të dhënave të Policisë, për të marrë mjekimin e përditshëm, pasi vuante nga një sëmundje.

Më pas, në rrethana të paqarta është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Enkelejda Hallunaj ka rënë nga ballkoni i banesës së vet në katin e 8 te një pallati në rrugën “Pashko Vasa” rreth orës 13:10-13:15 të kësaj të enjte që lamë pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY