VIDEO/’Na ndihmoni të sjellim trupin e pajetë të djalit’, përloten prindërit e...

VIDEO/’Na ndihmoni të sjellim trupin e pajetë të djalit’, përloten prindërit e shqiptarit të vrarë në Itali

125
0
Shares

Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, pa përkrahje dhe s’kemi mundësi të sjellim në Shqipëri trupin e pajetë të djalit tonë, ndaj lutemi të vënë dorën në zemër institucionet dhe shqiptarët të na ndihmojnë”.

Ky është apeli i përlotur i Lekë dhe Kristina Picakut të cilët kanë rrëfyer si e morën vesh vdekjen e të birit.

Prindërit kanë rrëfyer gjithashtu detaje të pazbuluara deri më tani për lëvizjet e të birit para dhe pas ekzekutimit. Sipas tyre, Viktoriani ka qenë me të vëllanë kur e vranë, ndërsa dy orë përpara se të ndodhte ngjarja ai ka komunikuar me familjarët që jetojnë në Durrës.

Lekë Picaku dhe Kristina Picaku, dy prindërit e Viktorian Picakut kanë dhënë një intervistë, ku kanë treguar çfarë ndodhi dy ditë më parë me djalin e tyre. Prindërit kanë treguar se ditën e ekzekutimit i riu kishte ditëlindjen e mbesës. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar të riun të braktisë Shqipërinë, e të largohej për të punuar në të zezë në Itali, thonë prindërit.

Intervista e plotë:

Si e mësuat lajmin për vrasjen e djalit tuaj?

Lajmin për vrasjen e djalit e mora vesh kur djali nuk më hapte telefonin. U vra, e kanë vrarë, djali s’merrte frymë më thanë. E kuptova direkt që ishte vrasje apo therje. Djalin nuk e lanë ta prekte. Po vdes, djalin se lanë ta prekte vëllain.

Me kë ishte djali ditën kur u vra?

Ditën kur u vra, djali ishte me dy vëllezërit.

Kanë qenë dy vëllezërit dhe bashkëshortja e njërit prej tyre?

Po.

Prej sa kohësh Viktori kishte shkuar në Itali dhe çfarë pune bënte?

Prej dy vitesh. Është martuar djali i madh në Itali me një gocë, ka bërë martesën. Shkoi djali se dhe këtu s’kishte çfarë të bënte, pa punë.

Keni informacion pse ka ndodhur ngjarja e rëndë? Nga biseda që keni bërë me djalin tjetër?

Me djalin e madh s’kuptohem dot se është vetëm është mërzitur. Di që është grindur për një gocë është ngatërruar me një tjetër.

Aktualisht trupi i pajetë i Viktorian Picakut ndodhet në morgun e spitalit të qytetit ku u vra. Ka patur reagime nga miqtë, qytetarë dhe kryetari i Bashkisë atje. Keni një apel, apo një kërkesë për organet shtetërore për të sjellë trupin e djalit?

Kisha një kërkesë kush të ketë mundësi që ka pak dhimbje për fëmijën, të më ndihmojë të sjellë trupin e djalit. As kemi vrarë as kemi prerë. Ministria e Brendshme, e Jashtme kush të ketë mundësi. E kanë vrarë, ngeli aty… Kam 30 vite me azëm. Kush të ketë mundësi të më ndihmojë të sjell djalin këtu. Ju erdhët në shtëpinë tonë, ngushëllimin tonë, faleminderit.

Vrasjen e djalit e morëm vesh nga djali i madh. Kanë qenë të tre kur u vra. Ata e vranë dhe nuk e lanë të vëllain ta prekte me dorë. Ata e vranë e i thanë “Mos e prek se do të të vrasim dhe ty”. Këtë na tha djali, këtë na thanë të gjithë. Bëj apel, kush ka dorë, të na ndihmojë të sjellin kufomën.  Të paktën kufomën… Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme, Presidenti, Kryeministri të na sjellin djalin.

Prej sa kohësh djali ndodhej në Itali? Kur keni folur për herë të fundit me djalin?

Për herë të fundit kemi folur parmbrëmë, një natë para se ta vrisnin. Atë natë që e vranë, kishte ditëlindjen e mbesës.

Momentin kur u vra kishte ditëlindjen e mbesës?

Po kemi folur me të shkruar jo me zë.

Me se punonte aty?

Punonte në të zezë, si në Plati të kohës. Pa letra, pa asgjë. Veç në mëshirë të fatit, në mëshirë të Zotit.

Keni njerëz të tjerë aty?

Jo, janë larg, janë shumë larg ata të dy. Zefi është i vetëm, kërkoi ndihmë motrave familjes. Ka mundësi ju lutem, aman veç të sillni kufomën. S’duam tjetër gjë.

Viktorian Picaku u ekzekutua dje në orët e para të mëngjesit në sheshin Abbazia, në Corato të Barit nga dy persona me një motor skuter. I riu gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me dy plumba, një në kokë dhe një tjetër në mushkëri. Mediat italiane raportojnë se dy autorët janë vetëdorëzuar në Polici dhe kanë pranuar autorësinë e krimit.

Nr. e kontaktit 355682980681 për këdo që mundet të ndihmojë familjen Picaku./ Report Tv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY