Thirrje raciste antishqiptare përballë Ivanov, reagon ministria e jashtme e Shqipërisë: Të...

Thirrje raciste antishqiptare përballë Ivanov, reagon ministria e jashtme e Shqipërisë: Të hetohen nxitësit e dhunës

97
0
Shares

“Shqiptar i mirë, Shqiptar i vdekur” ishin fjalët e ekstremistëve të cilët i thanë këto fjalë përballë presidentit Ivanov.

Gjatë kohës kur presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov po merrte pjesë në ceremoninë e festimit të kryengritjes së Ilindenit, një grup ekstremistësh maqedonas kanë lëshuar fjalë antishqiptare.

Ajo çka vlen për tu dënuar është sjellja e  Ivanov, i cili nuk i ka dënuar fyerjet.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen dhe ka kërkuar që institucionet të vendosin përpara drejtësisë personat përgjegjës.

MEPJ shpreh keqardhjen dhe dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura dje gjatë ceremonise së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë. Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara. MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Ngjarjen e ka dënuar edhe qeveria e Maqedonisë, e drejtuar nga Zoran Zaev:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje.”

Ndërkohë, Presidenca maqedonase nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë për t’u distancuar nga korret raciste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY