LAJM I FUNDIT/ Probleme me pasurinë, KPK jep vendimin për gjyqtarin Malaj

LAJM I FUNDIT/ Probleme me pasurinë, KPK jep vendimin për gjyqtarin Malaj

293
0
Shares

Komisioni i pavarur i kualifikimit ka vendosur ta konfirmojë në detyrë gjyqtarin Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013.

Në seancën e sotme, KPK pasi bëri vlerësimin, njoftoi konfirmimin e tij në detyrë.

Ai u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili  përfaqësohej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Gjatë ballafaqimit, Malaj ishte i pranishëm vetë në  sallë, pa avokat.  Ai ka në pronësi toke bujqësore në Vlorë me sipërfaqe 2000 metra katrorë. Toke ullishte me sipërfaqe 3500 metër katrore, po në Vlore, në pronesi 50%.

Ka një apartament në Tiranë 106 metër katrorë, blerë për 55 mijë euro, me garazh.

Ka marrë kredi 5 mln lekë në bankë. Ndërkohë qe garazhi rezulton me sipërfaqe 16 m2 blerë në vitin 2008, me 50% blerë për 500 mijë lekë. Në raport theksohet se ka probleme me kontratat e blerjes së shtëpisë, pasi paratë janë paguar jashtë noterit.

KPK thotë se ka dyshime se gjyqtari është i përfshire në afera korruptive. DSIK thotë se ai është përfshirë në afera korruptive si kryetar i Gjykatës së Vlorës, duke favorizuar palë në proces ne këmbim të parave dhe favoreve.

KPK ka administruar dosjet e cituara si korruptive nga DSIK dhe ka dalë në përfundimin se raporti është i paplotë dhe i pabazuar në prova dhe fakte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY