Vrasja e shqiptarit në Itali, dorëzohen autorët e krimit në polici

Vrasja e shqiptarit në Itali, dorëzohen autorët e krimit në polici

254
0
Shares

Janë dorëzuar në polici dy persona,të cilët e kanë pranuar  janë ata që vranë 24 vjeçarin Viktor Pikaku. Pikaku u qëllua për vdekje në mes të sheshit Abbazia, në Corato të Barit.

Sipas mediave, këta dy persona po e ndiqnin me motor të riun duke e qëlluar me dy plumba nga pas ku njëri i preku kokën dhe tjetri mushkrinë.

Mediat italiane thonë se të rinjtë ndodhen në polici. Emrat e tyre nuk bëhen me dije. Sipas policisë, të rinjtë u vetëdorëzuan pasi policia kishte siguruar 4 pamjet nga ku ishte vënë në ndjekje të tyre.

Hetimet e para deri më tani zbardhin se atentatorët kanë dashur vetëm ta trembin me një paralajmërim por plumbat kanë qënë vdekjeprurëse per shqiptarin. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionale, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Pikaku kishte precedent penal për krime të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY