Flasin fqinjët, kush ishte gruaja e gjyqtarit Hallunaj dhe cfarë dëgjuan dëshmitarët

Flasin fqinjët, kush ishte gruaja e gjyqtarit Hallunaj dhe cfarë dëgjuan dëshmitarët

729
0
Shares

Bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, Enkeleda Hallunaj, u vetëvra në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Tiranë ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.

Dyshohet se ajo kurohej nga depresioni.

Besohet se 37-vjeçarja ka qenë e vetme në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar minutat e para pas aktit të rëndë.

Ata kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kanë dalë jashtë.

‘Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin.

Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë’, kanë thënë kalimtarët.

Në vendin e ngjarjes ka një numër të madh efektivësh dhe drejtuesish të policisë e prokurorisë por edhe kolegë të gjyqtarit Dritan Hallunaj.

37-vjeçarja Enkeleda Hallunaj gjeti vdekjen sot pasi u hodh nga ballkoni i banesës në katin e pestë. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e këtij veprimi ekstrem. /BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY