AKU bllokon mbi 6 ton mish të ngrirë në Korçë. Arsyeja?

AKU bllokon mbi 6 ton mish të ngrirë në Korçë. Arsyeja?

235
0
Shares

Një sasi prej 6 ton e 323 kg mish i ngrirë është bllokuar në Korçë nga Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit

Shkaku?

“Kushtet të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti por sidomos për shkak se subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, ccertifikimin e produktit  dhe elementin e gjurmueshmërisë (faturën tatimore)” informon AKU.

Mësohet se subjekti ishte në emrin e Mirela Dvoranit dhe përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela  Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin” informon AKU.

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore. AKU thotë se po bashkëpunon edhe me strukturat doganore, për shkak të dyshimeve se kjo sasi produkti është futur kontrabandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY