EMRAT/ Tiranë, shkatërrohet banda e hajdutëve, zbardhen 15 vjedhjet e tyre

EMRAT/ Tiranë, shkatërrohet banda e hajdutëve, zbardhen 15 vjedhjet e tyre

108
0
Shares

Policia e Tiranës ka zbardhur autorët e 15 vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet ndërsa parandaloi  dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave ku janë arrestuar në flagrancë autorët.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6.

Për pasojë, arrestohen në total 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

– Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “).

– Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

– Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi :

– F. M., 30 vjeç,  i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në autostradën “Tiranë – Durrës”, kanë vjedhur magazinat e një kompanie në pronësi të shtetasit E. T.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autor edhe të 4 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 17.06.2018, ku në rrugën “Llazi Miho”, është vjedhur një motorr në pronësi të shtetasit V. K.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 24.06.2018, ku në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit F. B.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 29.06.2018, ku në rrugën “Konferenca e Pezës”, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit S. Ç.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 20.06.2018, ku në rrugën “Aleksandri i Madhi”, ku është vjedhur kabulli i energjisë elektrike.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”, shtetasi :

– Elidon Alla, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.

– Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.

– Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018

– Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.

– Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY