Ekzekutohet me plumba pas shpine 23-vjeçari shqiptar në Itali

Ekzekutohet me plumba pas shpine 23-vjeçari shqiptar në Itali

119
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në mes të qytetit të Barit.

Sipas mediave vendase ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin ‘Abbazia’ në Corato, ndërsa ka pasur edhe shumë dëshmitarë që panë krimin.

Mësohet se dy persona me motor i kanë shkuar pas shpine të riut shqiptar duke e qëlluar për vdekje.

Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk ka mbijetuar nga plagët e rënda në kokë.

Policia ka nisur hetimet për incidentin. Plumbat qëlluan 23-vjeçarin në kokë dhe mushkëri.

Identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet i ditur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim vrasësit me motor ‘Scoter’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY