Kukësi nuk mund të bëjë asgjë, mposhtet me lehtësi nga Qaarabagu

Kukësi nuk mund të bëjë asgjë, mposhtet me lehtësi nga Qaarabagu

98
0
Shares

Ka përfunduar aventura e Kukësit në turet eliminatore të Champions League, me skuadrën verilindore që është eliminuar nga Qarabag me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Me takimin e parë që u mbyll në barazim 0-0, fitorja e shënuar në 90 minutëshin e dytë i dha një biletë për në raundin e 3-të kualifikues të turneut më të rëndësishëm për klube.

Dy golat e parë të takimit u shënuan nga penalltia, ku u realizuan mjeshtërisht nga spanjolli Dani Quintana. 31 vjeçari u tregua i saktë nga 11 metërshi në minutat 24-t dhe 57-të. Në rezultatin përfundimtar ndikoi dhe mbetja me 10 lojtarë e Kukësit, pasi mbrojtësi Albi Alla u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 52-të, duke prishur ekuilibrat në fushën e lojës. Goli i Delarge hipotekoi fitoren e vendasve që dominuan në çdo aspekt ndaj nënkampionëve të Shqipërisë.

Në raundin tjetër azerbajxhanasit do të gjejnë përballë Bate Borisov.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY