Deputeti socialist paralajmëron protestë:S’më intereson të kujt partie janë! Turp!

Deputeti socialist paralajmëron protestë:S’më intereson të kujt partie janë! Turp!

139
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër kundër kompanisë OSHE-së. Deputeti thotë se zona e Tales në Lezhë është lënë 4 orë pa drita në kulmin e sezonit turistik.

Postimi i Pjerin Ndreut:

Të lësh zonën turistike të Tales 4 ore pa drita në kulmin e sezonit turistik është kulmi i paaftësise dhe talljes që strukturat e ç’akorduara të OSHE bëjnë. Ca pseudoreforma me shpikje banale kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës. Si deputet zone kërkoj ndërhyrje të menjëhershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vënë ne krye të një proteste qe nuk do jetë e lehtë për gjitha ata qe e gatuajnë këtë katrahure turpi. S’më intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY