Paralajmërimi i Mediut:Rama do të ‘zhdukë’ dhe Gjykatën e Apelit

Paralajmërimi i Mediut:Rama do të ‘zhdukë’ dhe Gjykatën e Apelit

107
0
Shares

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu deklaroi se shumë shpejt Shqipëria do të mbetet edhe pa një gjykatë të Apelit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mediu u shpreh se sabotimi i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë është bërë me qëllim nga maxhoranca, e cila ka interes të madh që të mos lërë në këmbë asnjë gjykatë funksionale.

Sipas Mediut, të gjitha pikat lidhen në një, qëllimin e kryeministrit për të kontrolluar sistemin e ri gjyqësor.

“Sabotimi i KLP dhe KLG është i qëllimshëm që të largojë gjyqtarë dhe prokurorë, për të sjellë njerëz nga jashtë sistemit. Ne kemi ankimuar pak. Duhet të mendojmë se sa themele kushtetuese ka. Duhet të mendojmë pasojat e kësaj reforme. Ne nuk u ulëm së bashku për të vlerësuar reformën. PS injoroi marrëdhëniet me opozitën. Ndryshimet kushtetuese mbarin në themel një marrëveshje politike.

Kushtetuta është një marrëveshje sociale. Ligjet me shumicë të kushtëzuar kanë të bëjnë me marrëveshje. Më thoni një vend të BE apo SHBA që nuk kanë Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese.

Po kush e futi Magjistraturën si pjesë e kushtetueses?! Ishte kjo maxhorancë që e futi. Edhe ligjin për teatrin, Meta e ktheu, por Rama do të miratoje prapë. Qeveria synon të kontrollojë prokurorët e gjyqtaret e ardhshëm. Qeveria e korruptuar do të pastrojë gjyqësorin”, tha Mediu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY