Ish-kryeministri Berisha liston 6 vulat e zeza që DASH i përplasi në...

Ish-kryeministri Berisha liston 6 vulat e zeza që DASH i përplasi në fytyrë Edi Ramës

103
0
Shares

Raporti “kritik” i Departamentit Amerikan të Shtetit, nxorri edhe njëherë në dukje se si krimi, problemi i pronave dhe korrupsioni vijojnë të lulëzojnë në Shqipëri, madje duke penguar edhe bizneset.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në Facebook, 6 pikat e raportit të DASH, të cilat vejnë në dukje të ‘zezat’ e Shqipërisë.

POSTIMI I BERISHES:

6 vula të zeza nga Departamenti i Shtetit në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së tij!

Ata përgjigjen: shumë kemi vjedhur por më shumë do të vjedhim!

Të dashur miq në Raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vulë të zezë:

1. Vula e parë e zezë:

– Investitorët e huaj kanë shqetësim të madh korrupsionin (sidomos në sistemin e drejtësisë), mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave (pasigurinë juridike).

2. Vula e dytë e zezë:

– Ndonëse reforma në drejtësi është në zbatim (përfshirë vetingun), investitorët e huaj kanë perceptim “problematik” mbi klimën e të bërit biznes dhe shprehen së Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të investuar (…albania remains a difficult place to do business).

3. Vula e tretë e zezë:

– Investitorët shprehen për paqartësi në interpretimin e bazës ligjore (nga organet), gjë e cila nga njëra anë pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjetër krijon hapësirat për “favore” për kompani me lidhje politike.

Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.

Madje disa biznese të mëdha janë shprehur se kanë patur presione për të nënkontraktuar disa biznese specifike (favorizime).

Raporti thote se: janë të zakonshme raportimet për praktika korruptive në prokurimet publike (të shpeshta dhe të përhershme).

4. Vula e katërt e zezë:

– Praktikat PPP kane sjelle ulje të konkurrencës (ngushtim të hapësirave konkuruese).

Analizat e paplota dhe të cekta (të paplota, apo të varfëra) të “kosto-benefiteve” dhe mungesat në ekspertizën teknike (stafet teknike) në konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve janë një shqetësim i vazhdueshëm.

5. Vula e pestë e zezë:

– Problematikat me çështjet e pronësisë vazhdojnë të jenë sfidë për Shqipërinë. Mbetet e vështire pajisja me titullin e pronësise (prezente janë praktikat korruptive të tjetërsimit të pronës).

Kompensimi i tokave të konfiskuara gjatë regjimit komunist është vështirë i alokueshëm dhe i pamjaftueshëm (në aspektin financiar).

6. Vula e gjashtë e zezë:

– Raporti mbështet edhe të indeksi i korrupsionit të “transperancy international 2017”, e cila e rendit Shqipërinë në vendin e 91 (nga 180 vende), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me vitin 2016, përkeqësim me 8 vende (në 2016 ishin në vendin e 83).

Shqipëria perceptohet si vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor “më i korruptuar”.

Shqipëria vazhdon të ketë vlerësime negative përsa i përket respektit/zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe furnizimit me energji elektrike.

Ky raport është një thirrje për çdo shqiptar ti flakë këto kalbësira një minutë e më parë! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY