DOKUMENTI/ Damian Gjiknuri i jep leje minerare drejtorit të Bashkisë së Vlorës

DOKUMENTI/ Damian Gjiknuri i jep leje minerare drejtorit të Bashkisë së Vlorës

523
0
Shares

Ministria e Energjitikës i ka dhënë një leje ekskluzive minerare në zonën e Kaninës në Vlorë, një kompanie të kontrolluar nga drejtuesi i Policisë Bashkiake të Vlorës, Mejtim Meçaj.

Pak javë më parë kompania ‘Vamel shpk’ e themeluar në vitin 2017, përfitoi të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të një masivi me gur gëlqeror, kjo kompani nuk konkurroi me askënd, ndërsa ekstrakti tregtar i saj zbulon se Mejtim Meçaj posedon paketën kontrolluese të kompanisë, me 52 për qind të kuotave.

Image

Një burim i mirëinformuar i tha Hashtag.al se zoti Mejtim Meçaj, përveçse drejtues i policisë Bashkiake në Vlorë, është taraf i Gjiknurit.

‘Mejtim Meçaj ka punuar në Policinë e Shtetit para viteve ’90, kohë në të cilën është njohur dhe është miqësuar me të vëllanë e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, i cili ka punuar shofer policie. Prej kësaj miqësie ai u emërua në krye të policisë bashkiake në vitin 2015, por u afrua shumë me ministrin Gjiknuri në zgjedhjet e vitit 2017 pasi i ka shërbyer Gjiknurit me kapacitet të plotë në zgjedhjet e përgjithshme’,-sqaroi burimi.

Dhënia e një leje ekskluzive minerare një zyrtari të bashkisë së Vlorës dhe bashkëpunëtori elektoral të ministrit Gjiknuri është ndoshta një akt arbitrar i konfliktit të interesit.

Por duket se ministri Gjiknuri javët e fundit ka vendosur të shtrojë ‘tepsinë’ për të gjithë miqtë e tij.

Image

Sepse Ministria e Energjitikës rezulton se ka dhënë dhe një leje të dytë minerare në zonën e Kaninës, ku përfituese është kompania ‘Beauty of Albania shpk’.

Në këtë kompani rezultojnë aksionarë, zotërinjtë Gerian Kuka, një mik i ngushtë dhe biznesmen i besuar i Gjiknurit, por edhe zoti Agim Zeqo, importuesi i “Red Bull”. /Hashtag.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY