Vasili sulmon Ahmetajn:”Ministër që përmbush të gjithë psikopatitë e kryeministrit”

Vasili sulmon Ahmetajn:”Ministër që përmbush të gjithë psikopatitë e kryeministrit”

83
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar te LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj si një person të përdorur nga Kryeministri Rama.

‘Të ardhurat kanë rënë me 59 milion euro vetëm per gjysmen e parë të vitit në raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë’, ka postuar Vasili në Facebook.

POSTIMI I VASILIT:

59 milion euro më pak të ardhura, kaq mjaftojnë për 2 Teatro Kombëtarë dhe hajdutët thonë s’ka para’.

Ministria e Financave pa dyshim shkelqen per llafazanllekun e saj proverbial.

Kur e degjon Min. e Financave eshte tamam sic thote populli qe ‘kur te degjoj i lumi une ama kur te shoh i mjeri une.’

Ndaj edhe te ardhurat bien vazhdimisht sepse Ministria e Financave eshte jo kujdestarja e financave te shtetit dhe hartuesja e nje modeli ekonomik realist dhe racional per vendin, por thjesht ministria qe ka per detyre vetem qe ne heshtje, me koken ulur dhe e poshteruar te permbushe te gjithe psikopatite e kryeministrit, qe s’kane asfare te bejne as me nevojat e vendit, as me hallet e njerezve dhe nevojat e tyre urgjente.

Ministrine e Financave mos e degjoni me se ç’thote se as ata vete nuk dine se ç’thone ata thjesht jane pecete e kryeministrit per te fshire buzet e tij dhe jo vetem….

Te ardhurat kane rene me 59 milion euro vetem per gjysmen e pare te vitit ne raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë,

Thene me thjesht akoma kaq leke mjaftojne per 2 Teatro te reja kombetare.

Dhe keta hajdute na thone s’ka para’ per teatrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY