EMRI & FOTO/ Ditë “e mirë” sot, kalon Vetting-un dhe konfirmohet në...

EMRI & FOTO/ Ditë “e mirë” sot, kalon Vetting-un dhe konfirmohet në detyrë edhe gjyqtarja e Tiranës

117
0
Shares

KPK ka vendosur sot konfirmimin ne detyre te gjyqtares se Gjykatës së Tiranës Brunilda Kadi. Ne seancen e sotme, KPK deklaroi se pas shqyrtimit te bere, gjyqtarja Kadi konfirmohet ne detyre.

Ne seancen e peballjes, ajo shpjegoi para komisionit të vetingut disa pyetje të ngritura mbi pasurinë e saj familjare si dhe mbi një proces gjyqësor që përfshinte ankesën e një shtetasi spanjoll dhe kërkoi konfirmimin në detyrë në seancën dëgjimore të zhvilluar të hënën më 30 korrik 2018.

Kadi, e cila ka punuar gjyqtare në Fier dhe Tiranë, disponon si pasuri një shtëpi me sipërfaqe 124 metra katrorë në periferinë lindore të Tiranës të blerë në vitin 2008 për 63 mijë euro dhe të paguar përmes një kredie prej 85 mijë eurosh të marrë për këtë pronë si dhe për shlyerjen e një kredie të mëparshme. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pati dhënë një raport të pastër për Kadin dhe po kështu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka konsideruar subjektin e vetingut “të përshtatshëm” për postin e gjyqtares.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Lulzim Hamitaj si kryetar, Roland Ilia si Relator dhe Firdes Shuli si anëtare, raportoi se ka analizuar me imtësi kontratën e blerjes së apartamentit ku kishte gjetur pagesën e një kësti prej 7 mijë eurosh, të cilën gjyqtarja tha se e kishte marrë hua për pak ditë në pritje të disbursimit të kredisë nga banka nga një person i tretë dhe e kishte kthyer pas disbursimit të kredisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY