Basha refuzon ftesën e Ramës për bashkëpunim në shtator

Basha refuzon ftesën e Ramës për bashkëpunim në shtator

126
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër ftesës së kryeministrit Rama për bashkëpunim në shtator. Basha deklaron se nuk do të bëjë kurrë koalicion me Edi Ramën, deklaratë kjo e shoqëruar me një foto nga protestat e opozitës para Kryeministrisë.

“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, shkruan kryedemokrati Basha në rrjetin social “Tëitter”.

Mbrëmjen e sotme, në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi në emisionin “Përballë”, kryeministri Edi Rama tha se në shtator mund të ketë një bashkëpunim me opozitën, ndërsa shtoi se “e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojë Partisë Demokratike dhe LSI-së, është pushteti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY