Edi Rama nuk do heqë dorë nga shembja e teatrit, tmerron me...

Edi Rama nuk do heqë dorë nga shembja e teatrit, tmerron me krahasimin: Është si një varr!

120
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ndërtimi i tetarit të ri gjatë një interviste për gazetarin Lufti Dervishi në RTSH.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndërtimin e Teatrit të ri dhe shembjen e atij aktualit.

Rama e ka quajtur Teatrin një godinë që është si një varr dhe një ngrehinë e vdekur në mes të Tiranës

Ndër të tjera Rama tha:

“Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo.

Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standarteve europiane dhe ku është shumë e thjeshtë… Këtu është shumë e thjeshtë. Nuk fton dot një trupë ndërkombëtare. Nuk vjen dot një aktor i huaj me reputacion që të marrë përsipër të hipë në atë skenë. Kaq. Eshtë elementare apo do të ndërtojmë një teatër të ri, modern dhe që të përmbushë standartet duke qenë një tjetër vlerë e shtuar për komunitetin, për artin dhe kulturën dhe për kryeqytetin.

Kjo është shumë e thjeshtë”.

Rama e ka krahasuar teatrin aktual me një varr pa jetë në mes të Tiranës

Ai tha:

“Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimisë kultuore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur.
Ta ruajmë aty për çfarë? Për të bërë çfarë? Çfarë mund të bëjmë aty? Ajo sot është në kushtet që duket si një varr, pa jetë dhe kush shkon atje, shkon o nga pasioni i madh për të luajtur në skenë, o nga inercia e së shkuarës për të shkuar e për të parë shfaqje, sepse dihet se në çfarë kushtesh zhvillohet jeta aty. Për çfarë dhe si mund të mbajmë ne një ngrehinë të tillë në zemër të Tiranës dhe të shkojmë të bëjmë një teatër diku tjetër?! Pastaj si do ta ndërtojmë ne një teatër të ri?

Pse nuk është ndërtuar ky teatër i ri për kaq e kaq shumë vite?

Së pari njëherë, çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër. Çfarë gare do të bësh?! Së dyti, ligjet e veçanta për investime të mëdha janë rutinë në vende të tjera. Nuk ka asgjë të veçantë në kuptimin se nuk janë praktika kaq të rralla.

Ligjet e veçanta janë për të mbrojtur investimet e mëdha. Ky është një investim i madh dhe nga ky investim i madh, shteti në të njëjtin vend ku ka teatrin do të marrë një teatër që do të jetë për publikun, do të jetë pronë e shtetit dhe për këtë shteti nuk do të paguajë asnjë kokërr leku. Ndërkohë që një teatër të ri, të atyre dimensioneve, shteti nuk e ndërton dot kurrë me hapësirën buxhetore që ka.

Kurrën e kurrës. Se po të ishte, do të ishte ndërtuar. Ku është problemi këtu?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY