“Nami” edhe në Greqi, dalin në breg 52 kg marijuanë (FOTO)

“Nami” edhe në Greqi, dalin në breg 52 kg marijuanë (FOTO)

110
0
Shares

Dy pako të mbështjella me qese të zeza janë zbuluar nga policia greke teksa pluskonin në zonën detare “Ortholithia” në Kefalonia të Greqisë

Pakot përmbanin 51 kg 600 gram marijuanë. Policia greke vijon kontrollet në zonë për zbulimin e sasive të tjera që dyshohet të jenë hedhur nga ndonjë mjet lundrues.

10 ditët e fundit në brigjet greke në Korfuz, Lefkadha e Kefalonia janë zbuluar 462 kg marijuanë, në tre raste të ndryshme ndërkohë që në një rast është sekuestruar dhe një gomone

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athinë, Selanik, Arte, Kostur, Grevena e Follorine, policia greke ka sekuestruar rreth 6.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY