Gjyqtari Bici konfirmohet në detyrë nga KPK

Gjyqtari Bici konfirmohet në detyrë nga KPK

218
0
Shares

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Medi Bici është konfirmuar sot në detyrë. KPK ka dhënë sot vendimin për Bicin,  i cili ka rezultuar i pastër.

Gjyqtari Bici ka prona dhe shtëpi banimi në Tiranë, një vilë 4 katëshe me sipërfaqe 430 m katror, ndërtuar si ndërtim pa leje. Sipas deklarimeve të pasurisë toka është blerë në  97-ën me një vlerë ndërtimi 6 milionë lekë, ndërsa në total banesa shkon mbi 10 milionë lekë. Bici ka deklaruar se ka të ardhura edhe nga vëllezërit. Ndërkohë KPK e akuzon për fshehje pasurie dhe mospërputhje deklaratash, në lidhje me sipërfaqen, katet dhe vlerën e banesën në fjalë.

Gjyqtari ka tokë 2 mijë m2 në Manëz Durrës ndërsa autovetura është e blerë me një shifër prej 10 mijë eurosh. Ndërsa si burim ka deklaruar të ardhurat nga shitja e mjetit të parë dhe një pjesë të të ardhurave. Bici ka deklaruar se i vëllai i ka mundësuar shkollën e djalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY