Ndarja nga jeta e Hajdaragës, Luan Rama: Nuk gjej fjalë të përshkruaj...

Ndarja nga jeta e Hajdaragës, Luan Rama: Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen

120
0
Shares

Pak minuta pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Luan Hajdaraga, ka ardhur reagimi i parë nga miqtë e tij. Luan Rama, deputeti i LSI, ka ndarë bashkë me lajmin, hidhërimin e tij për humbjen.

MESAZHI I LUAN RAMES:

“Eshtë ndarë nga jeta Profesor Luan Hajdaraga!  Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen, veç, ndjej që rëndesa e saj është bërë aq e madhe, sa ishte mirësia e dashuria e fisme dhe e paqtë që ai njeri fali gjithë jetën e vet!

Familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë! U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti shok, mik, vëlla!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY