EMRI/Konflikti në Pukë, qëlloi me armë drejt shtëpisë së Lek Ndout, arrestohet...

EMRI/Konflikti në Pukë, qëlloi me armë drejt shtëpisë së Lek Ndout, arrestohet autori

134
0
Shares

Policia e Pukës ka arrestuar edhe personin tjetër të përfshirë në konfliktin me armë zjarri mes dy personave.

Në pranga u vu shtetasi Elidon Pepkola 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri, i cili qëlloi me armë zjarri drejt banëses së Lekë Ndout. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë nga policia.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 27.07.2018,  në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve  nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin, si palë e dytë të këtij konflikti, pasi ka qëlluar me armë zjarri banesën e shtetasit Lekë Ndou, u arrestua shtetasi Elidon Pepkola, 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilesuese” e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 79/dh -22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY