Vettingu shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi

Vettingu shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi

114
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi. Vendimi u mor pas hetimit të zhvilluar nga ana e KPK.

Në seancën dëgjimore, KPK i rrëzoi dy kërkesa Selimit njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre komponentë. Pas kësaj në seancën dëgjimore ai u largua nga salla dhe seanca vijoi pa pranine e tij.

Hetimet e KPK kanë konstatuar se subjekti i rivlerësimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është vërtetuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim

Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet.”

ONM: Selimi kontakte me njerez te krimit

“Edhe vëzhguesi ndërkombëtar solli një letër, “ku konstatohet se subjekti i rivlerësimit është përfshirë në kontakte të papërshtatshme me një person për llogari me shtetasin A.I, i përfshirë në krimin e organizuar. Në 2015, ka tentuar të ndërhyjë për këtë shtetas për ekstradimin e këtij shtetasi. Por kërkesa për ekstradim është rrëzuar dhe personi është lënë i lirë” 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY