Epidemia globale e abuzimit seksual me murgeshat

Epidemia globale e abuzimit seksual me murgeshat

277
0
Shares

Abuzimi i murgeshave prej priftërinjve e peshkopëve në Europë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Azi është raportuar në Vatikan që në vitet ’90. Lajmet e këtyre ditëve, sinjalizojnë një tjetër epidemi globale.

Të inkurajuara nga lëvizja Me Too, murgeshat po flasin publikisht, pas vitesh të tëra presion nga drejtuesit e kishave.

“Hapi një plagë të thellë brenda meje,” tha një murgeshë për Associated Press. “Shtiresha sikur s’kishte ndodhur gjë.”

Këtë javë, gjashtë murgesha katolike të një kongregacioni të vogël në Kili, iu drejtuan televizioneve kombëtare për të rrëfyer historite e abuzimit në duart e priftërinjve dhe për të t’i treguar botës se liderët mbi to, s’bënë asgjë për situatën.

Një murgeshë në Indi raportoi në Indi se një peshkop e kishte përdhunuar, veprim ky që do të ishte i paimagjinueshëm një vit më parë. Ndërsa në Afrikë, raste të tilla abuzimi komentohen periodikisht në media.

Karlijn Demasure, një prej ekspertëve më të njohur në botë për sa i përet abuzimit seksual në klergji, thotë se pengesa më e madhe për murgeshat, është fakti se nuk i marrin seriozisht. “Priftërinjtë mund të thonë se ajo donte vetë,” tha Demasure për AP. “Është e vështirë t’i largohesh nocionit se gruaja josh burrin dhe jo anasjelltas.”

“Më trishton fakti që u desh kaq shumë kohë që kjo të bëhej publike, sepse ka pasur raportime prej kohësh,” shtoi Demasure. “Shpresoj të ndërmerren masa në të mirë të viktimave dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë.” Newsweek/Anabel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY