VIDEO/PD: Rama nuk heq dorë për gjyqtarin në Strasburg me kunatin e...

VIDEO/PD: Rama nuk heq dorë për gjyqtarin në Strasburg me kunatin e Xhafaj dhe Soros

144
0
Shares

Demokratët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar emërimin e gjyqtarit shqiptarnë Gjykatën e Strasburgut për 2 vjet për shkak se nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.

Gazmend Bardhi: Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.

Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut. 

 Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë.

 Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë. 

Këshilltarit ligjor i PD, Gazmend Bardhi, në një dalje për mediat nga selia blu tha se nëpërmjet dërgimit të personave të kontrolluar prej tij, Rama synon t’i përdorë ato në kundër interesave të qytetarëve shqiptarë në Strasburg.

Gazmend Bardhi: Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgut të personave të besuar dhe të kontrolluar prej tij, Edi Rama kërkon t’i përdorë ata si kamikazë në vendimmarrje të rëndësishme kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të drejtës së pronës në veçanti.

Partia Demokratike i konsideron kandidaturat e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgut si kandidatura tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhura në një proces të korruptuar politikisht.

Gazment Bardhi, këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 29 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY