Doni të pushoni të qetë ? Keto janë plazhet larg zhurmës në...

Doni të pushoni të qetë ? Keto janë plazhet larg zhurmës në Shqipëri!

173
0
Shares

Çdo ditë e më shumë Shqipëria dhe vendet e saj të bukura janë lakuar ndër revistat prestigjiozë ndërkombëtare, webistet apo edhe faqet e dedikuar të turizmit.

Së fundmi Saranda përfshihet nga website i udhëtimeve “Skyscanner”, me qendër në Skoci, në mes 8 vendeve ku mund të arratisësh këtë verë.

“Duke kërkuar të largoheni drejt një plazhi më çmime vërtet të lira? Saranda e qetë, një qytet bregdetar në Shqipëri po kthehet shpejt një një destinacion favoritë për turistët inteligjent.

Edhe pse ndan të njëjtën shtrirje bregdetare si Kroacia dhe Greqia, me rërë të bardhë dhe ujërat e kthjellëta, mbeten një nga vendet më pak të vizituara në Europë”, shkruan Skyscanner.

Ushqimi jashtë kushton vetëm disa paund, hotelet janë të lira dhe me gjallëri,  ndërsa një birrë do t’iu kushtojë më pak se 1 paund, shkruan më tej website.

“Ndërsa shtrirja kryesore e plazhit në qytet mund të jetë e zënë, ka shumë plazhe në veri dhe në jug, ku mund të keni të gjithë vijën bregdetare për vete”.

Si të arrini atje: Fluturoni direkt nga Londra në Tiranë, pastaj kaloni në bregdet për në Sarandë, ose një mundësi edhe më e mirë është të fluturosh në Korfuz në Greqi, pastaj të shkosh në Sarandë me traget për 20 minuta./scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY