Tërmeti i fuqishëm godet ishullin turistik, shkakton 13 të vdekur dhe qindra...

Tërmeti i fuqishëm godet ishullin turistik, shkakton 13 të vdekur dhe qindra të plagosur

106
0
Shares

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një destinacion popullor turistik në Indonezi, duke vrarë të paktën 13 vetë.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter goditi ishullin qendror indonezian të Lombokut rreth orës 07:00 të së dielës me orën lokale.

Ishulli tërheq turistë nga e gjithë bota për shkak të plazheve dhe shtigjeve të saj, dhe ndodhet rreth 40 km (25 milje) në lindje të Balit.

Mijera ndërtesa janë dëmtuar dhe qindra njerëz janë lënduar, thonë zyrtarët.

Një turist malajzian i cili ishte në një udhëtim me ecje në malin Rinjani thuhetse është mes të vrarëve.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte 50 km (31 milje) në verilindje të qytetit të Mataram, në Lombokun e veriut.

Ajo u pasua nga më shumë se 60 tërmete më të vogla.

“Rreth 40 vetë janë të plagosur dhe dhjetra shtëpi janë dëmtuar,” tha në një deklaratë Sutopo Purëo Nugroho, zëdhënës i agjencisë për fatkeqësitë naturore në vend.

“Ne vlerësojmë se numri do të vazhdojë të rritet, sepse nuk jemi duke mbledhur të dhëna,” shtoi ai.

“Fokusi kryesor tani është evakuimi dhe shpëtimi. Disa nga të plagosurit ende janë duke u trajtuar në klinika.”

Ai ka postuar disa foto që tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugët e mbushura me rrënoja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY