Sulmoi me armë furgonin arrestohet autori. Ja emri

Sulmoi me armë furgonin arrestohet autori. Ja emri

67
0
Shares

Policia ka arreston autorin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit. Në vijim të veprimeve nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar:

Lekë Ndou, 49 vjeç, banues në fshatin Poravë.Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi shtetasi T. P. është konfliktuar me shtetasin Lekë Ndou disa kohë më parë, ku ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit T. P.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana të tjera cilësuese’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY