Ky është momenti dramatik kur dhjetëra emigrantë mësyjnë nga deti në një plazh të populluar me nudistë. Emigrantët, të mbërritur në bregun e Del Canuelo në Costa del Sol me një gomone, u shpërndanë më pas nëpër rërë. Plazhistët nudo shihnin të hutuar ndërkohë që grupi me më shumë se 30 emigrantë vraponte drejt pyllit për të evituar rojet e kufirit spanjoll.
Emigrantët kishin kaluar ngushticën e Gjilbratarit, duke lundruar nga bregu i Marokut. Ardhja e tyre ndodhi pasi kryebashkiaku i portit të afërt të Algjerisë paralajmëroi se qyteti i tij, Tarifa, është në qendër të një “krize të re emigrantësh” pasi 1,000 të arratisur e mësynë atë javën e kaluar.
José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikon të kthehet në një ‘Lampedusa të re’, duke iu referuar një ishulli italian, i cili u mbipopullua nga emigrantët.
“Shpresoj që BE të punojë mbi politikat globale të kësaj: mund të jetë problemi ynë fillimisht, por nesër, apo javës tjetër, muajin tjetër, ky problem do të jetë në zemër të Europës”, tha ai.
“Ne kurrë nuk kemi pasur 1 mijë emigrantë të mbërritur në Spanjë çdo fundjavë. E gjithë kjo mund të jetë vetëm fillimi. Ka ende shumë verë dhe mijëra emigrantë që vijnë nga brigjet e Afrikës së veriut dhe mijëra që presin të kalojnë kufirin prej muajsh apo vitesh. Ne duhet të flasim rreth veprimeve të njerëzve që vijnë në brigjet tona në mënyrë që vendi ynë të mos kthehet në një ‘Lampedusa të re’ në Mesdheun Perëndimor”.
Tarifa, e cila ka një popullsi prej 12 mijë banorësh e kishte të pamundur të priste të gjithë emigrantët që erdhën këtë javë, disa prej të cilëve u detyruan të flinin në barkat e shpëtimit apo në rajonet e policisë.
Dje, 600 emigrantë nga Afrika sub-sahariane formuan një gardh të dyfishtë në Ceuta, për të detyruar forcat e sigurisë t’i linin të hynin brenda.
Një zëdhënës i forcave policore të Guardia Civil në Ceuta tha se emigrantët u përpoqën të kalonin mbi barrierën e mbuluar me tehe të vogla.
Ai tha se ata u ngjitën mbi barrierën me dhunë.
Disa sulmuan policinë me gëlqere të cilat i mbanin nëpër tuba dhe shishe.
Si rezultat i kësaj, më shumë se dhjetë policë u dëmtuan nga substanca, katër prej të cilëve u dërguan në spital për djegie të fytyrave dhe krahëve të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/