Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër mbrëmë ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë.
Rrugës vetura e tipit BMË është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin. Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rënd dhe po trajtohet në një nga spitalet atje.
Tahir Palushi që vdiq sot tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po planifiktone të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer një i afërm i tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/