Tragjedia greke, zjarri që vrau 88 persona në Greqi është ndezur nga...

Tragjedia greke, zjarri që vrau 88 persona në Greqi është ndezur nga ..

240
0
Shares

Gazeta e madhe greke Kathimerini, sipas burimeve të saja policore ka njoftuar se tashmë është zbuluar identiteti i personit, që ndezi zjarrin në pyll dhe më pas u bë shkak për tragjedinë e madhe, që përjetoi rajoni i Atikës në periferi të Athinës. Ndonëse ende nuk jepet një emër, e përditshmja greke thotë se tashmë është zyrtare që zjarri që u mori jetën 88 personave, u shkaktua nga një dorë njerëzore.

“Zjarri në Greqi që vrau të paktën 88 persona u vu nga një individ i papërgjegjshëm i cili u përpoq të ndizte zjarr në pyll në një ditë kur frynte shumë erë”, shkruan gazeta duke cituar një zyrtar kompetent për çështjen, i cili u shpreh se në bazë të provave të mbledhura, zjarri është rezultat i neglizhencës dhe se identiteti i personit përgjegjës dihet tashmë nga autoritetet.

Zjarri masiv që preku zonën e Atikës në periferi të Athinës shkaktoi 88 viktima, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Shumë nga njerëzit e pranishëm në fshatin Mati buzë detit, arritën të shpëtojnë duke qëndruar me orë të tëra në det në pritje të ndihmës. Greqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që Kryeministri Tsipras ka marrë përgjegjësi politike për ngjarjen për atë që quhet, katastrofa më e madhe në Greqi gjatë 10 viteve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY