Një gjykatë e Egjiptit dënoi, sot, me vdekje 75 persona përfshi edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”.
Ata u shpallën fajtor për përfshirjen në ngjarjet e 2013, shkruhet në faqen online Al-Ahram, që është media shtetërore e Egjiptit.
Bëhet fjalë për ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi për të cilën në proces gjyqësor janë 739 të pandehur përfshi dhe liderin suprem të “Vëllazëria Myslimane Mohamed Badie dhe një gazetar Mahmoud Abu Zeid.
Vendimi u dha sot në nga Gjykata për Krime në Kajro dhe më pas do i dërgohet Myftiut të madh – autoritetit më të lartë fetar në vend – për opionin e tij lidhur me këtë vendim.
Dënimet për më shumë se 660 persona të tjerë do të jepen më 8 shtator.
Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes dhe dëmimi i pronës publike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/