Vrasja e ish policit dhe bashkjetueses akoma pa autor….makina u vodh në...

Vrasja e ish policit dhe bashkjetueses akoma pa autor….makina u vodh në Kosovë

83
0
Shares

Dy javë pas ekzekutimit të ish policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, Policia e Shkodrës ende nuk ka një autor në pranga. Hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi jo vetëm Shkodrën kanë qenë të vështira, për shkak të dinamikës së ngjarjes dhe orarit kur ajo ndodhi larg syve të dëshmitarëve!

Ndër provat kryesore që grupi hetimor ka në dorë janë disa pamje të kamerave të sigurisë, mbi të cilat Policia shkencore po tenton të krijojë një identikid të ekzekutorit të ciftit në sy të djalit të mitur në makinë!

Por drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati në reagimin e parë zyrtar për ngjarjen i pyetur nga mediat garantoi strukturat se po bëjnë maksimumin dhe shumë shpejt ngjarja do të zbardhet, duke lënë të kuptohet se pistat e hetimit janë ngushtuar!

Për një gjë ju siguroj që është angazhimi maksimal i drejtorisë vendore në bashkëpunim me Prokurorinë për ta zbardhur shumë shpejt këtë ngjarj, tha Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Shkodres .

Grupi hetimor që është ngarkuar për këtë ngjarje mësohet se po bashkëpunojnë edhe me policinë e Kosovës për të mësuar mbi pronarin e makinës së përdorur nga autorët, e cila më pas u dogj. Kjo pasi mjeti tip Benz ishte vjedhur në Kosovë dhe më pas i ishin mbivendosur targa fallso.

Gjithashtu po kontrollohen tabulatet telefonike dhe janë në ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë, pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar zonën ku ndodhi ngjarja. Deri më tani identifikimi i autorit është tejet i vështirë bëjnë me dije burime policore, për shkak se pamjet janë të një cilësie të dobët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY