Ish-deputeti i PS: Lekët e teatrit ia gjej vetë Ramës

Ish-deputeti i PS: Lekët e teatrit ia gjej vetë Ramës

120
0
Shares

Ish deputeti socialist dhe dikur edhe miku i Edi Ramës, Andis Harasani i ka kërkuar këtij të fundit që të heqë dorë nga PPP për teatrin. Përgjatë një komenti në lidhje me kthimin e ligjit nga Presidenti Meta ai thotë se nëse qeveria nuk i gjen paratë do ti gjejë vetë ish-deputeti.

Komenti:

“Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin!

Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte!

Do të falënderojnë të gjithë!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY