Rrëfimet tragjike nga Mati e Athinës: Kuzhinieri i cili parashikoi vdekjen e...

Rrëfimet tragjike nga Mati e Athinës: Kuzhinieri i cili parashikoi vdekjen e tij

312
0
Shares

Në vijim janë disa histori tronditëse nga të mbijetuarit e zjarrit që përfshiu lagjen Mati te Atikes, 30 km ne periferi te Athines, përkthyer nga Llambrini Kona dhe shkruar nga Philip Chrysopoulos.

Disa tregime personale përshkruajnë tragjedinë e zjarreve që shkatërruan një pjesë të mirë të Attikas Lindore në breg, duke u kushtuar jetën dhjetëra njerëzve, duke plagosur qindra dhe duke shkatërruar mbi 2 mijë shtëpi.
Tregime që janë aq të gjalla, sa pamja e zjarrtë e tokës së djegur që është tani Mati dhe Neos Voutzas, fotografitë e makinave të djegura, shtëpitë e shkatërruara, pamjet e njerëzve që qëndrojnë në ujë për të shpëtuar veten nga flakët e pamëshirshme.

‘Unë pashë nënën time të djegur deri në vdekje’

Thanasis Moraitis ishte me pushime me nënën, gruan dhe fëmijën e tij në Mati, kur u përball me një dilemë të tmerrshme: Të shpëtonte nënën e tij 90-vjeçare apo pjesën tjetër të familjes së tij?
Duke qarë, ai shkoi për të dhënë një mostër të ADN-së, në mënyrë që të mund të identifikoheshin eshtrat e nënës së tij. Moraitis tregoi se si ai duhej ta linte nënën e tij që çapitej pas makinës, pasi ajo nuk mund të ecte me lehtësi. Ai tha se flakët po i afroheshin shpejt makinës dhe me zemrën copë mori fëmijën dhe gruan e tij dhe vrapoi drejt detit. Ai ktheu edhe njëherë kokës pas dhe pa për herë të fundit se si nëna e tij u zhyt në flakë. “Unë nuk kisha as kohë për të bërtitur për një lamtumirë të fundit,” tha ai. Familja kaloi orë në ujë, para se ata të shpëtoheshin.

Kuzhinieri i cili parashikoi vdekjen e tij

Një tjetër tregim si ajo e vdekjes së shefit të kuzhinës Panagiotis Kokkinidis dhe familjes së tij paraqet fatin e tij tragjik dhe të gruas dhe dy fëmijëve. Ironia mizore është se Kokkinidis kishte shkruar në Facebook të hënën pasdite dhe madje kishte postuar një video, pak pasi zjarret në Lindjen e Attikës shpërthyen. “Nëse nuk ndodh një mrekulli, shumë njerëz do të digjen deri në vdekje,” shkroi ai. Sapo verifikova profilin e tij ne fb dhe me te vertete, ne oren 6.19 minuta pasditen e 23 korrikut, ai kishte shkruar kete fjali. Ndersa nje ore me pare, ne 5.39 ai kishte postuar foton e zjarreve qe dukeshin larg, ne sfond te fshatit. Videoja dhe fjalet e tij kane pasur shume komente e mes tyre: “Ti tani udheton ne parajse dhe nuk ke mundesi t’i lexosh komentet tona”…
Disa orë më vonë, kuzhinieri dhe tre anëtarët e tjerë të familjes ishin midis njerëzve që ai kishte parashikuar të vdisnin, disa orë më parë.

“Kujtimet e fatkeqësisë së Smirnës”

“Kjo solli kujtime për fatkeqësinë e Smyrnës”, tha një peshkatar që preferon të mbetet anonim. Ai ishte një nga shumë vullnetarë të cilët, pavarësisht nga rreziku i madh, lundruan në ujërat e zeza të Matit dhe Rafinës për të shpëtuar njerëzit që kishin shkuar në bregdet, kështu që ata nuk do të digjeshin.
Së bashku me dy peshkatarë egjiptianë, kapiteni trim e solli varkën e tij të peshkimit në portin Rafina ku dhjetëra anije po luftonin për t’u afruar dhe ndërsa qindra njerëz po sinjalizonin dhe bërtitnin për ndihmë. Ata kishin nevojë për një varkë për t’i larguar ata nga ferri.
Peshkatari rrëfen: «Papritmas pamë njerëz që sinjalizonin dhe bërtitnin për ndihmë. Edhe rëra po digjej, së bashku me shtëpitë, pemët, makinat dhe kamionët. Ne iu afruam me vështirësi pasi bregdeti ishte shkëmbor dhe nuk mund të ishim afër. Njerëzit po qanin, duke bërtitur: “Po digjemi, ju lutem, unë do t’ju jap gjithë pasurinë”, tha një. “Ju lutem, shikoni dy foshnjat e mia dhe gruan time”, tha një tjetër.
“Në skelë, njerëzit ishin duke qëndruar të përqafuar, të tjerët thërrisnin emrat e të dashurve të tyre, të tjerët kishin pjesë e trupit të tyre të djegur, të tjerë kishin djegie në fytyrat e tyre, të tjerët po bërtitnin për shtëpitë e humbura….

Nëna e cila humbi burrin e saj dhe dy fëmijë

Tragjedia e familjes Fytros tronditi Greqinë, pasi nëna e mbijetuar i dërgoi një letër një gazetari televiziv pas vdekjes së bashkëshortit të saj Grigoris, vajzës së saj 13-vjeçare Evita dhe djalit 11-vjeçar Andreas. Ajo ishte larg nga Mati dhe u përpoq për të arritur familjen e saj pas zjarreve të përhapur, por kjo ishte e pamundur. Letra u botua si një dëshmi tjetër për tragjedinë.
“Unë e di se Grigoris, burrim im do të bënte çmos për t’i shpëtuar ata. Po të mos ishte në gjendje ta arrinte, do të ishte thjesht vullneti i Zotit. Dëgjova në veshët e mi, zërin e ëmbël dhe të dridhur të Andreas: “Kam frikë, mami, jam shumë i shqetësuar, do të jem i fortë, por nuk duhet të vish këtu, mami. Unë nuk dua që ju të vini, gjithçka është e bllokuar, ju nuk do ta bëni. “Unë u përpoqa t’i arrija ata, për katër orë po përpiqesha t’i afrohesha më pranë. Ndalova duke u përpjekur, duke menduar se do të ishte më mirë të mos rrezikoja veten, kështu që unë mund t’i ndihmoja ata, nëse do të ishte e nevojshme. Nuk kam fjalë. Kur kam arritur të identifikoj fëmijët e mi – sepse mekanizmi i shtetit është i padobishëm – unë do t’ju them me siguri se kam humbur gjithçka. “Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë”, këshillon ajo me dhimbje.
Qeni besnik që nuk e la mjeshtrin e tij të vdekur

Besnikëria e qenit që u gjet pranë trupit të djegur të të zotit, bëri xhiro në mediat sociale, duke kujtuar se fjala “i njerëzishëm” nuk është ekskluzive për njerëzit. Qeni i varfër, që gjithashtu pësoi djegie, nuk u largua nga flakët, por qëndroi pranë mikut të tij njerëzor, ndoshta duke u përpjekur ta ndihmonte. Ndoshta ndjeu dhimbje të madhe, duke parë zotërinë në agoni, por nuk ishte në gjendje të ndihmonte. Pra, ai bëri më të mirën që mundet: Qëndroi roje në trupin e tij të vdekur.
Pasi zjarrfikësit e hoqën trupin e vdekur, qeni nuk u largua nga zona, por gjeti strehim në shtëpinë ngjitur të djegur, siç dëshmuan fqinjët.

Çifti i moshuar që vdiq së bashku

Historia tragjike e dentistit 72-vjeçar dhe e gruas së tij u bënë legjendë mes zisë për aq shumë jetë të humbura. Çifti ishte në shtëpinë e tyre në Mati me dy nipërit e tyre dhe një grua që po i ndihmonte në shtëpi. Ndërsa flakët po afroheshin, çifti i moshuar i tha gruas t’i merrte fëmijët dhe të arratisej. Meqenëse burri i moshuar kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të lëvizte, ai i tha gruas së tij të largohej gjithashtu për të shpëtuar jetën e saj. Por gruaja nuk pranoi dhe qëndroi pranë burrit të saj deri në fundin e zjarrtë.
Nëna mbante foshnjën e saj, pa e ditur se ishte e vdekur
Një banor i Matit foli për Iefimerida.gr duke përmendur një nga shumë tregimet tragjike të katastrofës së Atikës Lindore. Është tregimi i një nëne të re, që pa që flakët po afroheshin shpejt dhe kapi fëmijën e saj 6-muajsh për të ikur. Gruaja në panik vrapoi drejt detit me fëmijën në krahët e saj. Sapo ajo arriti në breg, ende duke mbajtur foshnjën e saj, ajo u fut në ujë për t’u qetësuar. Megjithatë, njerëzit rreth saj e kuptuan se foshnja e saj ishte e vdekur, ka shumë të ngjarë nga tymi. Gruaja nuk e dinte se foshnja e saj ishte e vdekur. Banori i Matit tha se gruaja ishte dërguar në spital dhe ishte në kujdes intensiv. Nuk dihet nëse e dinte fatin tragjik të foshnjës së saj, para se të dërgohej.(pergaditi Llambrini Kona)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY