Vrau me thikë bashkëfshatarin para 6 vitesh, arrestohet në Greqi dhe ekstradohet...

Vrau me thikë bashkëfshatarin para 6 vitesh, arrestohet në Greqi dhe ekstradohet 55-vjeçari

88
0
Shares

Një 55-vjeçar nga Berat është ekstraduar sot nga Greqia në Rinas, ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Anesti Paskos alias Bedri Ibrahimi ishte dënuar me 18 vite burg për një vrasje të ndodhur në 2012-ën.

 

 

NGJARJA
Burime zyrtare thanë se më datë 26 mars të vitit 2012, në një lokal në fshatin Poshnje të Berat, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Anesti Paskos, B.I., K.I. dhe shtetasve G.P., E.P. dhe S.P.
Si pasojë e këtij konflikti, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë shtetasi S.P., si dhe janë plagosur G.P. dhe E.P.

Shtetasi Anesti Paskos ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e ka dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal./bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY